E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Mbetën pa ujë prej mbrëmë, kthehet sot furnizimi në Mitrovicë dhe Skenderaj

Qytetarët e Mitrovicës dhe Skenderajt kishin mbetur pa ujë nga mbrëmë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Furnizimi është kthyer sot, njoftoi kompania rajonale e ujësjellësit, “Mitrovica”.

“Duke pasur parasysh mungesën e gjatë të ujit të pijes dhe zbrazjen e rrjetit të ujësjellësit, duhet të kemi parasysh se mbushja e rrjetit të ujësjellësit me ujë kërkon kohë prandaj ju lusim për durim pasi që uji në pjesët e larta do të arrijë më vonë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie rajonale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer