Sot mbahet ceremonia e shpalosjes së propozimit fitues për zhvillimin e Master Planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi i Familjes Jashari.
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është ndërtuar për të kujtuar dhe nderuar heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari, duke mbajtur gjallë kujtesën e luftës dhe qëndresës së tyre.