Kompania Rajonale e Ujësjellësit për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se janë duke punuar për rikthimin e ujit, pasi që është ndërprerë rryma në impiantin e Shipolit.
Ndërprerja e ujit në Mitrovicë dhe Skenderaj ka ndodhur nga dje, teksa KRU Mitrovica ka thënë se po punojnë intensivisht.
“Ju njoftojmë se ekipet e KESCO-s së bashku me ekipet e ujësjellësit janë duke punuar intensivisht në rikthimin e furnizimit me energji të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijshëm në Shipol i cili që nga ora 21:20 e mbrëmjes së djeshme nuk është duke operuar”, thuhet në njoftimin e tyre.