Komuna e Skenderajt në muajin dhjetor kishte marre vendim për ta dhënë një parcel prej 30 ari me koncesione në zemer të qytetit në Skenderaj, saktësisht parcela “të tregu dhe banesat e socialit”, e i gjithë ky veprim i pushtetit kishte sjellur një intersim të jashtëakonshëm në opinonin e këtushem për faktin së vendi ku gjendet parcela është mjaftë aktrative për ndertime të larta për çka edhe është destinuar nga pushteti, shkruan portali rajoni.org.
Ani së portali rajoni.org e dintë emrin e fituesit real që në muajin dhjetor, prap së prap për këtë parcelë një luftë e ashpër mes oligarkeve ishte zhvilluar për rreth 8 muaj.
Duke u’a bër ‘shah mat’ oligarkeve të lartëpërmendur, komisioni vlerësues me datën 5 gusht ka vendosur për dhëniën në shfrytëzim të pronës së palujatshme të Komunën së Skenderajt me siperfaqe 3000m2 – kompanisë “Ismeti Commerce” me pronar Ismet Mustafën me bazë në Klinë të Poshtme.
Sipas raportit të vlerësimit në këtë parcelë, Operatori Ekonomik do të investoj 2,700,000 euro, kursë komun e Skenderajt do të përfitoj 21% të sipëfaqes së llogaritur në m2.