Deputeti i Vetëvendosje, Agon Batusha, në tentim për të ironizuar, ka thënë se tash Ura e Ibrit, po testohet me “kamionët e dostit të Durmishit”.
Ai ka pyetur nuk dihet se kë, se me cilët kamiona janë.
“Dikur kamionët e Radoiçiqit i bllokonin rrugët në veri. Tash “kamionët e dostit të Durmishit” po e testojnë hapjen e urës për në veri. Ju me cilët kamiona jeni? Pasi po dëshironi me e banalizu.” – ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, të enjtën janë parë makineri të rënda duke kryer testimet e Urës së Ibrit, para hapjes së saj e cila po diskutohet në vend.