Një zjarrfikës ka vdekur sot teksa po intervenonte në shuarjen e zjarrit në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.
Një nga kolegët e viktimës e ka ndarë në Facebook foton e tij, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të zjarrfikësit.
Postimi i tij i plotë:
Vdekjen e zjarrfikësit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 13:50 stacioni Policor në Klinë është njopftuar se në fshatin Krushevë e Vogël ka shpërthy një zjarr. Policia dhe zjarrëfikëst menjëherë kanë shkuar në vendin e gjarjes dhe zjarrfikësit gjatë intervenimit e kanë vërejtë që njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë menjehërë e kanë dërgu në QMF në Klinë, mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen e tij. Me rastin po merren njëstë kompetente dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes””, tha Gashi