Ka ndodhur një aksident në fshatin Koreticë mes dy veturave, saktësisht në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.
Për lajmin, aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.