Në fshatin Burojë të Skenderajt, në një ceremoni të organizuar, sot është bërë zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, të rënë në luftë për lirinë e Kosovës.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, anëtar të Kuvendit Komunal, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe një numër i madh i qytetarëve vendës dhe fshatrave përreth.
“Kryetari Nura në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka lartësuar heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve, sakrifica e të cilëve mundësoi lirinë dhe pavarësinë e vendit”, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.