Shkruan: Izet Abdyli
Shkrimtaru dhe studjuesi Sinan Gashi i njohur për studimet e tij në fushën e letërsisë dhe publicistikës, kësaj radhe na vjen me një libër të vëçantë monografie për Gjimnazin ,,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” Gllogovc. Në këtë libër ai ka shtjelluar ecejakët e Gjimnazit që nga fillet e tij (viti shkollor 1967/68) e deri në përfundim (të vitit shkollor 1999/2000) duke ofruar fakte e dëshmi për zhvillimin e këtij institucioni të mesëm arsimor tepër të rëndësishëm për arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave në Komunen e Gllogovcit. Duke qenë i vetēdijshëm se hartimi i një monografie është një punë tepër delikate, por edhe duke qenë vetë herë në cilësinē e profesorit e së fundit dy mandate drejtor i këtij instutucioni autori ka pritur me vite që dikush tjetër do merret me këtë monografi, sigurisht ngs dëshira për të shmangur ndjenjën e subjektivizmit. Megjithate pas një pritje prej shtstë viteve, meqë autori e kishte të përgatitur me 2017 librin për botim, ka vendosur që në versionin e tashëm ta sjell.para lexuesve. Nga një lexim i vemendshëm.mund të nxirret konstatimi se autori ka hulumtuar dhe përimtuar në imtësi çdo fakt e dëshmi për të dhënë sa më të plotë historikun e këtij institucioni. Madje në fillim të këtij libri ai na jep të dhēna edhe për zhvillimin e arsimit fillor pas luftëssë dytë botërore, pastaj Gjimnazin e Ulët në Gllogovc e Arllat në vitet 1950/51 për tē ardhur deri te viti 1967/68. Autori shumicën e të dhënave në libër i ilustron me faksimile të dokumenteve arkivore duke i plotësuar edhe me dëshmi të deshmitarëve të kohës. Pra të dhēnat arsyetohen.me vendime, raporte, procesverbale, fotografi etj. Këto të dhëna saktësohen edhe me regjistra e të dhëna statistikore ndër vite për numrin e nxënësve, personelin arsimor, lëndët mësimore etj. Përveç aktivitetit bazē mësimit nē këtē monografi janë pasqyruar edhe aktivitetet e lira të nxënësve në aktivitete spirtive, letrare, muzikore, kuize të diturisë etj. Detaje me rëndësi jepen edhe për mbijetesēn e kësaj shkolle gjatë viteve të represionit serb në vitet 1990-1999, ku.përkundër trysnive dhunës së pashembullt ndaj nxënësve, personelit arsimor dhe drejtuesit tē këtij institucioni, vendosmëria e të gjithēve bëri që tërë ato sfida të tejkalohen me sukses, ndonëse qershori i vitit 1999 e varfëroi këtë shkollë me disa nxënës e personel arsimor qē ranë në altarin e lirisë e që autori i kësaj monografie me shumë kujdes u jep vendin meritor në libēr. Autori ështē i vetëdijshëm se nē mungesë dokumenteve kjo monografi ka mundur të plotësohet me të dhëna tjera, ndaj natyrshëm shfaq dëshirën duke lënë mundësinë e hapur për akëcilin që deshiron tē merret me historikun e këtij institucioni në të ardhmen ta bëj ate. Si i tillë ky libër i punuar me përkushtim do zërë një vend me rëndësi në biblioteka ku të interesuarit mund të mësojnē shumëçka për historikun e Gjimnazit ,,Gjergj Kastrioti-Skēnderbeu”.në Gllogovc.