Ministria e Mbrojtjes në krye me Ejup Maqedoncin, i ka dhënë tenderin për “furnizimin me pajisjet për nevojat e KMRT” një kompanie e cila kishte ofruar ofertën dyfish më të shtrenjtë së kompania fituese, shkruan portali rajoni.org.
Portali rajoni.org e ka siguruar dokumentin ku shihet se për furnizimin me pajisjet për nevojat e KMRT [Pjesa 4], kompania “Profitech” e cila e fitoi këtë tender ka ofruar 48,670 euro apo afro 23,670 euro më shtrenjtë se sa kompania Interlab që u eliminuan nga gara.
Pra Interlab për furnizimin me pajisje për nevojat e KMRT kishte ofruar 25,000 euro.