Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, ka rrëfyer se motra e saj ka fituar betejën me kancerin.
Në një postim të ndarë në rrjete sociale, ajo thotë se motra e ka përfunduar kimioterapinë.
“Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas nëntë muajsh që betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, u shpreh ajo.
Në një tjetër shkrim theksoi: “Shumë krenare për ty motra ime e ëmbël. Mezi po pres të të shoh sërish në këtë gjendje”.
Bukuroshja theksojmë që prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka vazhduar me aktivitetet e saj, duke qenë se është shumë e kërkuar në fushën e modelingut.