E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Tenderi 7 milionë €, miku i Ministrit Vitia ftohet për intervistim në polici

Elvir Azizi, drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së, është intervistuar nga krimet ekonomike për tenderin 7 milionë euro. Azizi është emëruar vjet në krye të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe është mik me ministrin e e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kontrata prej afro 7 milionë euro për pastrim euro iu dha kompanisë që ka përfituar vazhdimisht tenderë nga ShSKUK, “Laguna”.

Në garë për këtë kontratë ishin edhe katër kompani tjera.

Lidhur me këtë, në gusht është intervistuar nga krimet ekonomike Elvir Azizi, drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në përgjigjen e dhënë për Insajdeirn thuhet se drejtori është intervistuar në cilësinë e dëshimtarit.

Drejtori i ShSKUK-së, ka dhënë deklaratë në cilësi të dëshmitarit, për rastin në fjalë. Për më tepër drejtohuni tek organet kompetente!“, thuhet në përgjigje.

Tenderi 7 milionësh i ShSKUK-së për kompaninë “Laguna”, ngritën dyshime për shkelje të ligjit

Kompania ofertuese për tenderin 7 milionësh “Aroma Plus”, ishte ankuar për Qendrën Klinike Universitare.

Sipas kompanisë në ketë tender ka pasur shkelje të ligjit dhe se është shpërblyer me kontratë kompania e papërgjegjshme.

Në dokument heksohej se kompania fituese ka dorëzuar vërtetimin e ATK-së me afat të skaduar dhe se pavarësisht kësaj, SHSKUK e ka pranuar si të mirëqenë.

Rreth ankesave për keqpërdorime në këtë tender Gazeta Insajderi kishte pyetur edhe kompaninë fituese “Laguna”.

Por, ata ksihin deklaruar se qëndrojnë në rregull me pjesën e dokumentacionit.

Kush është njeriu i Vitisë në krye të SHSKUK-së?

Në qershor të vitit 2023,  njeriu i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia është përzgjedhur drejtori i i përgjithshëm i SHSKUK-së. Elvir Azizi kishe fituar më së shumti pikë, ai ishte poentuar me 74.2 pikë.

Elvir Azizi për një kohë të gjatë ka këshilluar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai shërbente si ekspert i jashtëm. Dorëheqja e tij pak para hapjes së konkursit për drejtor të përgjithshëm në SHSKUK, nxiste dyshime se konkursi veçse ishte kurdisur.

Azizi, ishte i angazhuar si ekspert i fushës së Farmacisë përmes një marrëveshje që kishte lidhur Banka Botërore me Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga dhënia e ekspertizave për ministrinë e Vitisë kishte dhënë dorëheqje në momentin kur kishte parë konkursin për të parin e SHSKUK-së.

Ndërkohë ishte raportuar për lidhjen mes dyshes, duke thënë se ata kanë qenë kolegë të studimeve.

Përveç kësaj, është publikuar edhe një fotografi e vitit 2017-të, e cila dëshmon për shoqërinë e Vitisë me tashmë drejtorin e ri të SHSKUK-së.

Fotoja ishte realizuar në kohën kur Vitia ishte drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Shpend Ahmet

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer