E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Arrihet marrëveshje mes PDK e LVV për përleshjen fizike në seancën e Kuvendit të Kosovës

Është arritur marrëveshja në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe zyrtarëve të qeverisë.

Kështu ka bërë të ditur Ardian Megjani, avokati i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Megjani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023.

Pas seancave dhe negociatave në procedurën gjyqësore dhe të ndërmjetësimit, është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023. Marrëveshja e nënshkruar në mes të palëve është dorëzuar tek gjykata, dhe, e njëjta ka fuqinë përmbaruese, duke proceduar tutje me aprovim, hudhje të aktakuzës, dhe pushim të procedurës penale.” – ka shkruar ai.

Tutje ai ka përgëzuar palët e përfshira në këtë procedurë.

Përgëzime për të gjitha palët e përfshira në këtë procedurë, përfshirë gjykatën dhe prokurorinë për qasjen konstruktive!” – ka përfunduar ai.

Çfarë kishte ndodhur?

Një përleshje fizike kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës në korrik të vitit të kaluar.

Kjo teksa po fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu i kishte thënë “rrenc”.

Deputetët opozitarë janë parë duke u afruar te foltorja e Kuvendit të Kosovës, derisa më pas nis përleshja. Besnik Bislimi, zv. kryeministër, e hoqi një letër të vënë nga opozita.

Kjo e kishte acaruar deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili kishte hedhur ujë nga një shishe në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi, dhe më pas, përleshja eskaloi ku ministrat e Qeverisë sulmuan deputetin Lushtaku dhe të tjerët që dolën aty.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer