Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar në lidhje me suspendimin e Komandantit të Policisë së Kosovës në Skenderaj, pasi që ky i fundit ka shkuar për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit.
Berisha përmes një video ka thënë se shteti serb i ka shpërbly policët që e kanë vra Hajrizin, por që sipas tij kanë pasur mundësi edhe ta arrestojnë.
“Shteti serb i ka shpërby policët që e kanë vra qytetarin e Kosovës Faton Hajrizin, edhe pse kanë mundur mos me vra sepse sipas rregullave është dashur me e arrestu, sepse i kanë pasur mundësitë. Ndërkohë Policia e Kosovës e kanë suspendu një komandat të policisë vetëm pse ka shku në ngushëllime të një familje fisnike dhe e ndershme.” – ka shkruar Berisha.
Ai tutje ka kërkuar shpjegim nga Inspektorati Policor dhe nga Policia e Kosovës se në çka e kanë mbështetur vendimin për suspendimin e komandantit pasi që i njëjti është shprehur se “mua nuk po ma kap logjika”.
“A mundet mem tregu dikush prej Inspektoratit dhe prej Policisë, çfarë krimi ka bërë një komandat që e ka bërë një veprim krejt njerëzor? A mundet mem tregu dikush se në çka e kanë mbështetur vendimin për suspendimin se mua nuk po ma kap logjika, apo kemi fillu edhe ne tashti me i internu edhe familjen sikur në kohën e komunizmit?” – ka përfunduar Berisha.