E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Ngjarje e rëndë në Ferizaj: Dyshohet se një person u qëllua me kallash në një dasëm

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Burime të Indeksonline pohojnë që si pasojë e të shtënave me armë në një sallë dasmash, një person ka ndërruar jetë.

Nga informacionet fillestare të policisë është konfirmuar se viktima fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në një sallë dasmash, teksa shtoi se posa të ekzaminohet vendi i ngjarjes do të bëhen të ditura detaje të tjera.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer