E enjte, 7 Nëntor, 2024

Trepça njoftoi e se ka larguar nga puna, Minatori lajmërohet nga kurbeti: Nuk më keni larguar, e kam lënë

Trepça jave me parë ka larguar disa punëtorë për shkelje të rregullave, shkruan portali rajoni.org.

Kjo kompani ka njoftuar ndër të tjera edhe për largimin e minatorit me Milazim Zeneli.

Mirëpo ky i fundit ka reaguar përmes rrjetit social “facebook”.

Ai ka dëmantuar ndermarrjen “Trepça”, duke treguar së punën e ka lënë vetë, dhe së tani ka migruar në perendim.

Postimi i plotë:

Ky me iniciale M.Z jam unë dhe nuk është aspak e vërtet që më keni larguar nga puna kinse kam bërë shkelje të rregullores së punës.
Unë e kam lan punën vet me datën 10.06.2024 dhe janë të informuar të gjithë stafi udhëheqës në StanTerg.Këto shpifje dhe dezinformata që ju po i perdorni kinse për suksese janë skandaloze dhe turpëruese.Njerëz të tillë e kanë sjellë këtë ndërmarrje buzë falimentimit.
Punoni e siguroni pagat e minatorëve që ju keni mbet borxh e mos dezinformoni, pasi qe shumë punëtor tjerë do të veprojn njejt sikur unë dhe do e braktisin atë ndërmarrje.Me Fat⚒️.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer