E enjte, 7 Nëntor, 2024

Tenderi i ‘kurdisur” në Vushtrri, drejtori i prokurimit deklarohet për rajonin: Nuk po e favorizojmë askënd

Komuna e Vushtrrisë ka hap ofertat e tenderit për përmes të cilit planifikohet “Ndertimi rrugeve me kubëza Lot II dhe lot III – Ritender” me vlerë të parashikuara prej 299,308€, raporton portali rajoni.org.

Portali rajoni.org ka mësuar se në ri’tender në dy lotet tani në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani ofertues. E tërë kjo për shkak të kufizimit të konkurrences duke vendosur kritere diskriminuese.

Pse ky tender dyshohet së është i kurdisur!?

Burimet të rajonit pretendojnë së ky tender është ri-shpallur nga Komuna e Vushtrrisë duke i vendosur kriteret favorizuese për kompaninë “Kopshti SHPK”.

Sipas të njëjtave burime, Autoriteti Kontraktues pas dështimit në herën e parë ka vendosur t’a rishpall në tender me të njëjtën paramas por që tani në ri’tender është rritur çmimin dhe rrjellimisht edhe vlera e parashikuar dhe janë ndryshuar kriteret. 

Se ky tender ka dyshime për kurdisje është ndryshimi në kërkesën e kriterve; pasi që zyra e prokurimit ka vendosur në kritere një pajisje që e posedon ‘vetëm’ kompania “Kopshti”. Bëhet fjale për kriterin ‘gërshere hidraulike montuese në eskavator’.

Së këtë pajisje të veçantë e posedon kjo kompani; mund të konfirmohet farë lehtë edhe nga pamjet e siguruara nga portali rajoni.org.

Zyra e prokurimit deklarohet për portalin rajoni.org

Portali rajoni ka pyetur zyren e prokurimit të Vushtrrisë lidhur me çështjen duke e pyetur së kriteret a janë vendosur me qëllim të favorizimit të kompanisë “Kopshti shpk” dhe së pse është rritur vlera e parashikune; anisë paramasat janë të njëta edhe me tenderin e anuluar.

Drejtori i Prokurimit, Ilmi Azemi ka thënë për portalin rajoni.org së aktivitet i njëjti prokurimit nuk ka kritere favorizuese e as diskriminuese.

Vendosja në kriteret kualifikuese e “Gërsherë hidraulike”, ka qenë kërkesë e njësisë së kërkeses dhe NUK qëndron konstatimi Juaj se është kriter favorizues apo diskriminues sepse tanimë veq dy (2), kompani kan aplikuar dhe pretendimi Juaj është paragjykues dhe I pa sakt. “Gërsherë hidraulike”, sipas NJK janë vendosur për shkak të rritjes së ekonomicitet dhe kryerjes me koh të punëve. Po edhe sikur pretendimi Juaj të ishte I saktë prap NUK do ishte pretendim I qëndrueshëm pë faktin se OE të interesuar për pjesmarrje në një AP kan mekanizmat e kërkeses për sqarime dhe dhe kërkesen për ri-shqyrtim pran AK dhe në rastet e mos pajtimit me AK kërkesa I adresohet OSHP-së për Vendim marrje meritore”, ka thënë Azemi.

Tutje, ai shton së njësia kërkuese ka korigjuar vlerën e parashikuar pasi që tenderi paraprak ka dështuar pikërisht për këtë arsyje.

“Nga emajli paraprak keni patur mundesin të rezymoni se ky Aktivitet I Prokurimit është procedur e hapur dhe Ri-tender, cka nenkupton se NJK ka korigjuar vleren e parashikuar pasi që AP paraprak ka deshtu pikrishtë për shkak të vleres së parashikuar, duhet theksuar se ofertat e pranuara paraprake të gjitha kan pas tejkalim të theksuar të vleres së parashikuar, andaj NJK në mënyr profesionale ka bër kalkulimin duke aplikuar koeficientin e shfrytezimit të këtij AP”.

Portali rajoni ka kërkuar qasje në dokumente publike dhe është në pritje të dokumentacionit për të sjellur hulumtimin e plotë dhe ndryshmet që janë bërë nga tenderi dhe ri-shpallja e tenderit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer