Komuna e Drenasit me 15 gusht të këtij viti e ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Euro Trasing shpk” për ‘asfaltimin e rrugës zabel i ulët dhe i eperm, korrotice e ulet dhe i eperm”, raporton portali rajoni.org.
Siç, bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, vlera totale e tenderit është 133,829€, – ndonëse në garë ishin edhe dy operator me oferta me të lira.
Njeri nga operatoret humbës të këtij tenderi, të cilët oferten e kishte afër gjysme here me të lire se operatori fitues ishte edhe grupi i OE “Valdrini shpk dhe asfalt group shpk” me çmim prej 73,457€.
Komuna e Drenasit nuk kthen pergjigjje
Portali rajoni.org, lidhur me kontraten në fjale ka derguar pyetje drejt zyres për informim të komunës se Drenasit.
Njëra nga pyetjet e rajonit ishte se a ka pasur ndikim direkte apo indirekte deputeti Ferat Shala që kjo kompani të shpallet fituese.
Mirëpo përkundër pritjeve të rajonit, komuna e Drenasit nuk ka kthyer pergjigjje.
Por kush është pronari i biznesit “Trasing Group”
Pronar i kompanisë Trasing Group sipas ARBK’së është Demir Berisha i cili është vëllau i ish deputetët Sala Berisha Shala dhe miku i deputetit të kuvendit të Kosovës nga rradhet e PDK’së, Ferat Shala.