E enjte, 7 Nëntor, 2024

Ky është 28-vjeçari që kërcënoi policët në Drenas pasi e dënuan, ndalohet për 48 orë

Zyrtarët policorë të Trafiku të trafikut sëfundmi janë kërcënuar nga një shofer në qytetin e Drenasit.

I dyshuari i ka kanosur policët për shkak të një dënimi me gjobë që iu shqiptua si pasojë e thyerjes së rregullave në trafik.

Gazeta Sinjali mëson se personi i dyshuar është Përparim Rama (28-vjeçar), i cili përfundoi në pranga.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – ka njoftuar Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer