Gjatë ditës u raportua për arrestimin e një zyrtari të Ministrisë së Infrastrukturës. I arrestuari në momentin kur u ndal nga Policia e Kosovës ishte bashkë me dy vajza serbe.
Arrestimi i tij ka ndodhur në qytetin e Prizrenit dhe i arrestuar është Rifat Kurtishi.
Insajderi ka siguruar dëshmi që përveçse Kurtishi është zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, është aktiv në sferën politike.
Fotografi, tubime dhe aktivitete partiake me partinë Boshnjake të Rasim Demirit – partinë Vakat.
Në pamjet e mëposhtme shihen aktivitetet e shumta të të arrestuarit Rifat Kurtishi për partinë e Rasim Demirit.
Në momentin e arrestimit, Rifat Kurtishi, përveç që ishte me dy vajza serbe, ishte me veturë zyrtare pronë e ministrisë së Infrastrukturës.
Policia ka zhvilluar aksion edhe në shtëpinë e Kurtishit, ku gjatë bastisjes ka gjetur armë dhe fishekë.
Ndaj tij është marrë vendim për ndalim prej 48 orësh.