E enjte, 7 Nëntor, 2024

Rast i rëndë: Sot në Skenderaj varroset 18 vjeçarja që vdiq në aksidentin Prishtinë – Fushë Kosovë

Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, përkatësisht afër ‘Central Parkut’ ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka lënë të vdekur këmbësore Elira Mehmeti e moshës 18 vjeçare, shkruan portali rajoni.org.

Familjarët njoftojnë së e ndjëra do të varroset sot në ora 17:00 në fshatin Prelloc të Skenderajt.

“Njoftojm se pas nje aksidenti me fatalitet , me dt.24.08.2024 .20:10 h, humbi jeten vajza jon Elira Ejup MEHMETI lutem Allahut te shperblej me Xhenet🤲🤲 Varrimi behet sot 25,08,2024, ora 17:00 ne Prelloc- Skenderaj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Lidhur me ngjarjen, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.

“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit  e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer