E enjte, 7 Nëntor, 2024

“Termokosi” pret mbi 10 milionë euro të hyra, sivjet faturimi bëhet në bazë të konsumit

Sezonin e ri, Ngrohtorja e Kryeqytetit “Termokos” do të fillojë me një epokë të re të matjes se energjisë termike, pasi nga tetori i këtij viti afër 17 mijë njësi banimi do të faturohen në bazë të konsumit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi Ekzekutiv i “Termokos”, Fisnik Osmani, i cili ka theksuar për këtë vit presin që të kenë të hyra mbi 10 milionë euro.

Osmani ka thënë se pjesa më e madhe e njësive të banimit janë pajisur me matës, por që janë duke punuar që brenda dy viteve të ardhshëm të bëhet mbulushmëria 100 për qind e konsumatorëve.

“Sezona në të cilën po hymë është sezona të themi kritike për ngrohtoren, jo kritike në aspektin negativë, mirëpo kritike në aspektin e përgatitjeve të cila ne duhet ti bëjmë që të kemi një fillim të mbarë të faturimit me konsum. Deri tani ngrohtorja ka faturuar në bazë të metrave katrorë dhe nga ky vit do të filloj ndryshimin e faturimit ose ndryshimin e metodologjisë së matjes. Siç e dini ne përgjatë këtyre 20 muajsh kemi zhvilluar projektin e instalimeve të matësve të energjisë, alukatorëve dhe matësve të ngrohjes. Kjo është zhvilluar në bazë të projektit në 17 mijë e 500 njësi të banimit, prej të cilave më tepër se 16 mijë e 500 janë aktive dhe mund të startojmë këtë vit me këtë matje. Po punojmë që edhe në vitin e ardhshëm pjesa tjetër e konsumatorëve të ngrohtores të cilët nuk  e kanë këtë sistem të ndajnë mjetet tona vetanake, të kërkojmë ndihmën nga komuna, qeveria, donatorët që potencialisht për dy vite të ardhshëm të kemi mbulueshmërin 100 për qind të gjithë konsumatorëve tanë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se sezonë që kanë lënë pas kanë testuar këtë metodë të faturimit dhe se rezultatet kanë dalur që në njësit e banimit ku ka patur kursim të energjisë edhe fatura ka shkuar më e vogël.

Ai ka thënë se me këtë metodë presin që të kenë reduktime të shpenzimeve të ngrohtores.

“Ajo çka unë do ti kisha lutur qytetarët e Prishtinës është që ta mirëkuptojnë menaxhemtin e ngrohtores për shkak se po fillojmë një proces të ri i cili po behet për herë të parë në Kosovë, natyrisht edhe mund të ketë problem teknike, mund të ketë paqartësi për të cilat ne jemi kujdesur në kontinentet që ti zgjidhim. Tre muaj rresht ne kemi dërguar faturat testuese me matje dhe faturën të cilën e kanë pagur me metër katror që të shohim krahasimin e konsumit në bazë të metrit katrorë edhe në bazë të konsumit me matje. Analizat që i kemi bërë kanë dalur ashtu siç i kemi pritur, për shkak se në njësit e banimit ku ka patur kursim të energjisë atëherë edhe fatura ka shkuar më e vogël. Në sezonën që po hyjmë presim reduktim të shpenzimeve të ngrohjes edhe qytetaret më në fund marrin atë që e kanë kërkuar nga ngrohtorja. Adresimi ose minimizimi i ngrohjes së tepërte në banesat e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se “Termokos” në shtatë muajt e këtij viti ka pasur inkasim 22 për qind më tepër se sa periudhën e njëjte të viti paraprak.

Ai ka thënë se në projeksionit e tyre presin që brenda këtij viti të kenë mbi 10 milion euro të hyra, që sipas tij, janë të mjaftueshëm për operim normal të ngrohtores, por janë të pa mjaftueshëm për investim ne projekte kapitale.

“Në periudhën në të cilën po e lëmë pas nëse e bëjmë krahasimin me periudhën e njëjtë të viti paraprak, ne kemi inkasim diku 22 për qind me tepër që nënkupton që qytetarët janë përgjigjur pozitivisht ngrohtores për shkak se në këtë periudhë ka pasur edhe përmirësim të shërbimit. Ky është një indikator i qartë që në momentin që qytetari e merr shërbimin atëherë nuk e ka telashe edhe me e bërë pagesën e këtij shërbimi. I vetmi burim të cilin ngrohtorja e ka është pagesa e faturave, përmes pagesë së faturave ‘Termokos’ e mbanë vetën, mbërrin me gjeneruar të hyrat të mjaftueshëm për zgjerim të rrjetit. Ne e kemi një projeksion që dikun të kemi të hyra brenda këtij viti mbi 10 milion euro, dhe mund të siguroj që e kemi tejkaluar pritshmërinë më tepër se gjysma e inkasimit dhe presim që deri në fund të viti ta kalojmë edhe këtë shumë. Është shumë e cila i mbulon mjaftueshëm pritjet të cilat i kemi pasur për operim normal të ngrohtores, por është e pa mjaftueshëm për investime ne projekte kapitale”, ka thënë ai.

Kryeshefi i “Termokosit” ka thënë se kjo ndërmarrje ka punuar shumë në ketë periudhe që të mbledh borxhet, por pavarësisht kësaj janë mbi 18 milion euro borxhe që qytetaret kanë ndaj saj.

“Ne kemi punuar në këtë periudhë që të mbledhim borxhet e ‘Termokosit’, qytetaret janë përgjigjur pozitivisht dhe borxhet tona mbeten të larta, po tentojmë me i adresuar me dy mekanizma tonë në ngrohtore, Bordin e Drejtoreve dhe Komisionin Komunal të aksionarëve. Fatkeqësisht është mbi 18 milion euro shuma e borxheve totale të cilat i kemi. Nëse e marrim parasysh që në vitin e fundit, ose dy vitet e fundit kemi pasur një zgjerim masiv të rrjetit natyrisht është rritur baza e konsumatorëve, nëse flasim për adresa mbi 8 mijë adresa më tepër i kemi të cilat po i furnizojmë. nëse flasim më numër të qytetareve janë mbi 40 mijë më tepër që kanë marr shërbime prej nesh në sezone që po e lëmë pas, natyrisht se edhe baza e borxhit është e pritshme”, ka thënë ai për EO.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer