Qendra e masazhit “Queen Massage” në Dragodan të Prishtinës u rrethua pasditen e djeshme me shirita të Policisë. Një burrë i moshës 60 vjeçarë u gjet pa shenja jete në atë lokal dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.
Lidhur me këtë rast tashmë janë zbuluar detaje të reja dhe identiteti i viktimës.
Sinjali ka mësuar se personi që vdiq teksa po merre shërbime në këtë qendër është Naser Aliji.
Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë kanë marrë edhe deklaratat e punëtoreve që ndodheshin në këtë qendër në momentin kritik.
Bazuar në dëshmitë e tyre, i ndjeri ka pasur vështirësi në frymëmarrje teksa po i shërbimin e masazhit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.