E enjte, 7 Nëntor, 2024

“Bmw, Range Rover”, UD Udhëheqësja e prokurimit në Drenas me pasuri afër gjysmë milioni euro – rajoni sjellë detajet

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (AKP) tash e disa ditë ka publikuar pasurinë e deklaruar të zyrtarëve të lartë të shtetit, nga Kryeministri, Presidentja, ministrat, deputetët dhe personat e tjerë me poste të larta shtetërore.

Kësaj radhe, portali “rajoni.org” do të publikojë pasurinë e Gentiana Qela, ud. udhëheqëse të zyrës së prokurimit në Komunën e Drenasit, të deklaruar në AKP në vitin 2024.

Në pasurinë e paluajtshme të Gentiana Qelas bën pjesë një shtëpi 675m2 në vlerë prej 350 mijë eurove, të cilën e ka deklaruar në emër të prindërit.

Ajo ka deklaruar se posedon një veturë në emër të saj të tipit “Range Rover”, të cilën e ka blerë në vitin 2023. Vlera e saj është 26 mijë euro.

Ajo ka deklaruar edhe një tjetër veturë luksoze, në emër të bashkëshortit, të tipit “BMW”, të blerë në vitin 2021, e cila kap vlerën e 30 mije euro.

Qela së bashku me bashkëshortin e saj kanë 19.680 euro para të gatshme në llogari bankare në dy prej bankave vendore.

Qela ka deklaruar edhe detyrimet financiare në vlerë prej 25 mije eurosh ndaj bankës “BKT” për shkak të rregullimit të shtëpisë.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer