Një person në komunën e Drenasit ka njoftuar policinë se dje rreth ores 20:30 është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, shkruan portali rajoni.org.
Siç bënë të ditur policia, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kursë i dyshuari është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/