Drejtori i prokurimit në Komunën e Vushtrrisë, Ilmi Azemi, është zyrtari ndër me të pasurit në këtë komunë. Ai ka deklaruar pasurinë e tij milionëshe, shkruan portali rajoni.org.
Në deklarimin e tij të pasurisë, Azemi ka konfirmuar se posedon një fabrikë 760 mije euro, 2 objekte afariste në vlerë prej 1 milion e 780 mije eurosh, 2 shtëpia në vlerë 300 mije euro, 2 ndërtesa me banesa dhe lokale afariste në vlerë 360 mije eurosh dhe 2 trualle në vlerë prej 127 mije eurosh.
Ndërkohë ai ka deklaruar së nuk ka asnjë pasuri të luajtshme.
Të drejta dhe detyrime financiare ka deklaruar së i ka në tre banka të Kosovës në vlerë prej 117 mije eurosh.
Tutje, Azemi ka deklaruae së i mban 5 pozita, kursë i merr 3 paga në vlerë mujore prej 2,302€.