Është ndarë nga jeta sot nëna e ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, Qamile Rexha.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës ku kanë dhënë edhe detaje rreth ceremonisë së varrimit.
“Ajo pati vetëm një dëshirë, të gjinden ata që i vrranë djalin, por sot i mbylli sytë pa i parë vrasësit e djalit”, shkruhet në një postim.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot, me vakt të ikindisë në varresat e reja Lubizhdë.
Më 8 maj 2000 ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, qe vrarë para shtëpisë së vet në Prizren.
Ekrem Rexha-‘Drini’, u vra para shtëpisë së vet në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, sa po punonte drejtor për Emergjencë në Komunën e Prizrenit.
Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, edhe pas angazhimit, ka dështuar për gjetjen e vrasësve të