I riu Gentrit Hajdini nga Zabeli i Ulët humbi jetën dje pasdite në një aksident trafiku në Komoran.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe dy vetura, ku ngasësi i njëres prej tyre është arrestuar për shkaktim të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. “Nazmi Gashi”, Komoran/01.09.2024 – 13:30. Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.