Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e PK’së.
“I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”. /Insajderi.org/