Zyrtari policor, Bekim Ibishi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se policia po përballet me sfida serioze, apo si thotë populli, “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”.
“Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”.” – ka shkruar ai.
Ibishi ka thënë se Qeveria duhet “t’i lë hajgaret” dhe t’i përmirësojë kushtet e policëve dhe qytetarëve.
“Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj.
I falënderoj të gjithë kolegët e mi për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe dhe uroj që kushtet të përmirësohen për të gjithë ata që vazhdojnë të shërbejnë.”
Postimi i plotë: