KH Vushtrria (F) është njëri prej klubeve sportive më të suksesshme në Vushtrri, por që jo gjithmonë ka pasur përkrahje të mjaftueshme financiare për t’i arritur majat.
Por tash klubi është bërë me sponzor, ku në krah të klubit ka dalë njëri prej bizneseve më të suksesshme në Kosovë.
Fjala është për “Ilea Group” me pronar Enis Veliqin. Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Postimi i Ferit Idrizi:
“FORCA VUSHTRRI” 🤍💙
KH Vushtrria (F), përveç mbështetjes institucionale, nga sot përkrahje do të ketë edhe nga sponsorët.
“Ilea Group”, me drejtorin Enis Veliqi, tani është sponsor i KH Vushtrria (F).
Vazhdojmë së bashku, për sportin vushtrrias.
Forca!
#përsportin
#vushtrria