E premte, 8 Nëntor, 2024

Kurti shkon në veri, jo për urën: Vendos gurthemelin e një stacioni policor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit.

I shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, ai ka vendosur gurthemelin e një stacioni policor.

Kurti, sipas “Kosovo-Online”, nuk ka folur para mediave pas përfundimit të kësaj ceremonie.

Ndërkohë, kjo vizitë nuk ka qenë e paralajmëruar në agjendën e kryeministrit për datën 10 shtator.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer