E diel, 24 Nëntor, 2024

Princesha e Dubait hedh në treg një parfum të quajtur “Divorce” për t’u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortit të saj

Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait, e la burrin e saj, Mana Al Maktoum, në korrik përmes një postimi në Instagram.

Ajo shkroi: “I dashur bashkëshort, meqë je i zënë me të tjerat, po e shpall këtu divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote”. Ky lajm bëri bujë në rrjetet sociale.

Tani, ajo ka befasuar ndjekësit e saj me një projekt të ri biznesi, për të cilin shumë e kanë quajtur një ikonë të vërtetë. Ajo ka lansuar një parfum me një emër të përshtatshëm – “Divorc”.

Princesha e Dubait prezantoi parfumin e saj luksoz për qindra mijëra ndjekës në Instagram. Në reklamën e saj, ajo shfaqte një shishe të zezë parfumi dhe sytë e një pantere të zezë.

Ndjekësit shpejt reaguan me komente si: “Ku mund ta porosis?”, duke lavdëruar mënyrën se si Mahra po përballon divorcin.

Mahra dhe ish-burri i saj u martuan në maj të vitit 2023 dhe një vit më vonë mirëpritën një vajzë.

Çifti ndaloi së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe fshinë të gjitha postimet e përbashkëta nga profilet e tyre.

Asnjë anëtar i familjes dhe as ish-bashkëshorti nuk kanë komentuar për postimin e saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer