Divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner është finalizuar.
Këngëtari dhe ish-aktorja britanike kanë zgjidhur kushtet dhe një gjykatës ka nënshkruar, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ.
Kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale, por dihet se ata më parë kanë shkuar në ndërmjetësim për të hartuar një marrëveshje për kujdestarinë e pronës dhe fëmijëve.
Jonas dhe Turner tani ligjërisht mund të jenë përsëri beqarë, por të dy kanë lëvizur në këtë drejtim tash e ca kohë.
Turner është në lidhje me aristokratin britanik, Peregrine Pearson, dhe Jonas së fundmi është lidhur me aktoren libaneze, Laila Abdallah.
Joe dhe Sophie filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2016, duke shpallur fejesën e tyre vitin e ardhshëm.
Ata u martuan në vitin 2019 në një ceremoni në Las Vegas.
Dyshja kanë dy vajza.
Jonas bëri kërkesë për divorc në shtator të vitit 2023, pas katër vitesh martesë. Po atë muaj, Turner paditi Jonasin dhe kërkoi që fëmijët e saj të ktheheshin në Angli.