E premte, 8 Nëntor, 2024

Policia e Kosovës blen 61 mijë euro jelek reflektues, 4 kompanitë me të lira eliminohen nga tenderi

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë rritur sigurinë duke u pajisur me jelek reflektues përmes një tenderi publik, raporton portali rajoni.org.

“Furnizim me jelek reflektues” për nevoja të Policisë së Kosovës, është emri i kontratës.

6000 jelek reflektues do të jenë tashmë në dispozicion të Policisë së Kosovës, të cilët gjithësej kanë kushtuar 61.680 euro

Fitues i tenderit është kompania “Oficeprinty shpk” me bazë në Fushë Kosovë, anisë 4 kompani kishin ofertuar me lirë se kompania ofertues.

Oferta me e lire ishte e kompanisë “Europrinty shpk” e cila kishte ofertuar 45,000 euro apo mbi 25% me lire së kompania fituese “Oficeprinty shpk”, transmeton portali rajoni.org.

Po ashtu me lire ofertuan edhe kompania “Arta Tex Group” me çmim 52,200euro, “Baki ing” 59.460 euro dhe “Naim SHuki” 61,000 euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer