E premte, 8 Nëntor, 2024

Kurti për materialin arkivor që u gjet në Veri: I takon periudhës 1943-2000, pas përpunimin do të përdoret për qëllime hulumtuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi materiali arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri është transferuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Ai ka thënë se ky është bashkëpunim efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe ASHAK’ut.]

Kurti ka shtuar që materiali arkivor në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000 dhe pas përpunimit ai do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese.

“Bashkëpunim efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.  Materiali arkivor që në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000, e që për gjithë këto vite është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë, pas përpunimit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese”, ka shkruar Kurti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer