Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar.
Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të mbajë Aleksandër Vuçiq të premten në orën 18:00.
Danas, Pravda, versioni ballkanik i Russia Today dhe media të tjera serbe, duke cituar burime pranë lidershipit shtetëror serb, theksojnë se ky opsion është mes atyre që po shqyrtohen nga Vuçiq.
”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe, citon A2 CNN.
Sipas mediave në Beograd, ambasadori serb në Podgoricë ka takuar kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiç, për t’ia treguar kërkesat e Vuçiqit.
Mes 6 kushteve që Serbia mund të prezantojë ndaj kosovës pritet që të jetë organizimi i zgjedhjeve në komunat në veri, kthimi i 700 ish policëve të komunitetit serb në detyrë, formimin e Asociacionit si dhe lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar, siç pretendohet, për arsye politike.
Gjithashtu një ndër kërkesat është dhe heqja e ndalimit të hyrjes së produkteve nga Serbia