E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Ministria e Maqedoncit jep mbi 100 mijë euro tender një burimor, tejkalohet edhe vlera e parashikuar

Ministria e Mbrojtjes ka realizuar një tender me vlerë të madhe përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, një procedurë që shpesh kritikohet për mungesë transparence, shkruan portali rajoni.org.

Megjithatë kjo Ministri e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje e ka tejkaluar vlerën e parashikuar të buxhetit prej më shumë se 12,509.32€.

Kontrata e quajtur “Shërbimet mirembajtje pastrimit te hapësirave të brendshme(ekstrem emergjent)për nevojat e FSK-së”, do të lidhet me grupin e operatorëve ekonomik “E-commerce Kosova shpk, Capital X Fet shpk” me vlerë prej 112,509.32€, anisë ministria në fillim e kishte parashikuar vlerën prej 100 mijë eurosh.

Ministria e Mbrojtjes ua kishte dërguar ftesën për ofertim vetëm dy kompanive. Përveç kompanisë fituese, mori pjesë edhe kompania “MSS Mobile Sanitary Service”, e cila ofroi 199,448,34€, zbulon portali rajoni.org.

Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë shpesh nuk janë transparente për disa arsye kryesore:

1. Ligjet dhe rregulloret e prokurimit publik parashikojnë përjashtime që lejojnë autoritetet kontraktuese të anashkalojnë procedurat standarde të transparencës, si në raste emergjente ose kur ekziston një furnizues unik.
2. Në disa raste, autoritetet dhe kompanitë mund të argumentojnë se publikimi i detajeve të kontratës mund të dëmtojë interesat e tyre komerciale ose konkurruese, duke penguar transparencën.
3. Institucionet mbikëqyrëse ose mediat shpesh nuk kanë qasje të plotë në dokumentet e tilla, çka ndikon në nivelin e ulët të transparencës dhe llogaridhënies.
4. Në raste të caktuara, mungesa e transparencës mund të jetë një strategji e qëllimshme për të fshehur marrëveshje që favorizojnë një palë specifike, duke rritur rrezikun e korrupsionit./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer