E enjte, 14 Nëntor, 2024

Estonia-Gjuriqit: Nuk shtrëngohen duart me një kriminel lufte

Estonia i ka dhënë një “shuplakë” të fortë diplomatike Serbisë. Ministri i jashtëm i këtij shteti, Margus Tsahkna, priti në një takim homologun nga Beogradi, Marko Gjuriç, shkruan A2 CNN. Gjatë bisedës diplomati nga Estoni kritikoi ashpër qasjen e Serbisë që ulet në disa karrige, përfshirë atë të Rusisë.

“Zhvillova një takim me Gjuriç të cilit i nënvizova se është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që përpiqet të minojë sigurinë e Europës dhe sovranitetin e Ukrainës”, njofton ministri estonez. Ai i bën thirrje Serbisë, që si vend kandidat, të njehësojë politikat e saj me ato të Bashkimit Europian.

“Mbështes dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të çon drejt paqes”, përfundon njoftimin zyrtari. Nga ana tjetër, Gjuriç bëri me dije se përsëriti propagandën serbe duke pretenduar se serbët në Kosovë janë në një situatë të rëndë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer