E enjte, 19 Shtator, 2024

E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë

Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku për pasojë një person mbeti i vdekur.

Jepi zë ka mësuar se personi që vdiq sot në aksidentin e rëndë është Agron Zhigolli, rreth 55 vjeçar.

Lajmin për vdekjen e 55-vjeçarit për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë dhe se një person ka vdekur në vendngjarje.
“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer