Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, shkruan portali rajoni.org.
Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 00:30 në një familje në Klinë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt verbal që kaloi në dhunë fizike.
Për motive akoma të panjohura, dyshohet së njëri vëlla ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, të cilin e ka sulmuar fizikisht me grushte.
Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.