E diel, 22 Shtator, 2024

Policia e Kosovës publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Valdrin Salihun, i dyshuar për vrasjen që tronditi mëngjesin e djeshëm Mitrovicën.

Dje në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë, nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vdekur Florim Zeqiri, dhe i dyshuar kryesor sipas policisë është pikërisht Valdrin Salihu.

May be a black-and-white image of 1 person and beard

Duke i publikuar fotografinë, Policia ka apeluar qytetarët që, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit, të lajmërojnë policinë ose të paraqitën në stacionin më të afërt policor.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Me qëllim të lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimit të personit në kërkim, me autorizim të Prokurorit publikohet identiteti dhe fotoja e personit të dyshuar të shpallur në kërkim për veprën penale. “Vrasje” e ndodhur me datën  20 .09.2024, në rrugën  ‘ Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Personi i kërkuar është:

• Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991

Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

028 532 363

38344763034

– E-mail adresa: [email protected]

May be an image of 1 person and text

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer