E diel, 22 Shtator, 2024

Drejtori Gllareva përcjell nga afër punimet gjatë asfaltimit të rrugëve në lagjet e Kishnarekës

Në fshatin Kishnarekë të Drenasit është duke u realizuar projekti i rëndësisë së veçantë sa i përket infrastrukturës rrugore, me ç’rast po asfaltohen rrugët e 4 lagjeve, shkruan portali rajoni.org.

Drejtori i Drejtorisë për infrastruktur lokale, Endrit Gllareva i shoqëruar nga disa qytetar të këtij fshati kanë përcjellë sot nga afër punimet në kuadër të këtij projekti, i cili është vlerësuar edhe nga vetë banorët e Kishnarekës.

“Sot në fshatin Kishnarekë u asfalltuan 4 rrugë të lagjeve. E falenderoim shumë Komunën e Drenasit në veçanti kryetarin e Komunës zotri Ramiz Lladrovci për punën e mirë që është duke e bërë”, ka shkruar qytetari Ymer Bajraktari në rrjetin social “facebook”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer