E hënë, 23 Shtator, 2024

Hetuesia e krimeve të rënda kapin katër persona në Shipol të Mitrovicës, po kontrabandonin shtetas të Jemenit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me migrantë të Jemenit, ku gjatë ditës së djeshme ka arrestuar katër kosovarë në fshatin Shipol të Komunës së Mitrovicës, shkruan portali rajoni.org.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit po transportonin pesë shtetas të Jemenit në drejtim të shteteve të BE’së.

Po ashtu bëhet e ditur se përgjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar katër vetura dhe 6500 euro në valuta të ndryshme.

““Shipol, Mitrovicë Jugu 25.10.2023-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete”,thuhet në raportin ditor të PK’së.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer