E hënë, 23 Shtator, 2024

Nënkryetari i Mitrovicës: Pas shumë peripecish, Kuvendi Komunal sot ka votuar për hapjen e rrugës “Ali Zeneli”

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se sot Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka votuar hapjen e rrugës “Ali Zeneli”.

Në seancën e Kuvendit Komunal sot është votuar këmbimi i disa pronave private me prona komunale në pjesën hyrëse të rrugës, këmbimi i të cilave mundëson hapjen e plotë të rrugës në këtë pjesë.

Postimi:

Pas shumë peripecish e proceseve të vështira, kam kënaqësinë t’ju njoftoj që Kuvendi Komunal ka votuar për hapjen e rrugës “Ali Zeneli”.

Hapja e kësaj rruge është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e Mitrovicës dhe banorët e shumtë të kësaj lagjeje.

Vendosmëria jonë për hapjen e “Ali Zenelit” u shpërblye dhe është tregues i qasjes tonë për çdo problematikë.

Jemi të vendosur për t’i zgjidhur edhe shumë probleme të vjetra dhe të çojmë përpara projekte të reja për Mitrovicën tonë!

Falemnderit të gjithëve për përkrahje!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer