E martë, 24 Shtator, 2024

“Më detyroi të bëja gjëra dhe më ….”, rrëfimet e nxënësve në shkollat e Kosovës për ngacmimet seksuale

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) lansoi raportin hulumtues: ”Perceptimet e të rinjve mbi Dhunën Seksuale dhe Ngacmimet seksuale”.

Ata kanë realizuar një pyetësor ku janë përfshirë rreth 400 nxënës të shkollave të mesme të Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Lipjanit.

Një nxënëse ka ndarë rrëfimin e saj se si në moshën 8 vjeçare është detyruar të shikonte pornografi.

“…më detyroi të bëja gjëra dhe më bëri të shikoja pornografi në atë moshë, gjë që nuk është e mirë për një fëmijë 8 vjeç”, ky është vetëm njëri nga rrëfimet e njërës nga nxënëset që në formë anonime rrëfej për përvojën e saj të hidhur mbi ngacmimin seksual që kishte përjetuar qysh në moshë të re.

Ky rrëfim nuk është i vetmi, në hulumtimin e IHDNj-së ka edhe nxënës të tjerë që kanë ndarë përvojat e tyre të hidhura si pasojë e ngacmimit seksual. Nga 383 nxënës, janë 9 djem dhe 70 vajza që kanë raportuar që kanë përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre, edhe pse shumë të rinjë në moshë.

Hulumtimi është zhvilluar me moshat 15 dhe 16-të vjeçare, nxënës të klasave të 10-ta të katër shkollave të mesme në Prishtinë dhe Lipjan. Ky hulumtim ka ardhur si rezultat i rritjes së rasteve të raportimit të dhunës seksuale dhe ngacmimit seksual viteve të fundit, ku në shumë raste viktima janë të miturit. Nga janari i vitit 2019 deri në muajin korrik të vitit 2024, sipas Policisë së Kosovës janë raportuar gjithsej 436 raste të veprës penale të dhunimit.

Në fjalën e saj, drejtoresha e Institutit për Hulumtime dhe të Drejta të Njeriut (IDHNj), Kaltrina Rexhepi, tha se viktimë e dhunës seksuale mund të jetë çdo njeri nga ne, pa dallim moshe, gjinie, etnie apo statusi ekonomik.

“Çka nëse do të ishte vajza ime, si do të vepronim në raste të tilla?”, duke shtuar që për këtë temë që na prekë të gjithëve duhet të punojmë të gjithë bashkë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer