E mërkurë, 25 Shtator, 2024

“U gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse”: Bajqinovci reagon pas djegies së “shtëpisë së vikendit”

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas djegies së vilës së tij në bjeshkët e Popovës në Podujevë.

Ai ka thënë së fillimisht u mendua se shkaktar ishte energjia elektrike por policia gjeti shishe të cilat kishin lëndë djegëse e që sipas tij, dyshohet për zjarrvënie.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Të nderuar miq,

Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt.

Me respekt, Mefaili

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer