Sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’, Raphael Varane në orët e ardhshme do të shpallë fundin e karrierës së tij futbollistike, në moshën 31-vjeçare.
Pas përfundimit të kontratës me Manchester United, ku kaloi tre vjet, Varane iu bashkua Comos si lojtar i lirë. Për skuadrën italiane ai luajti 23 minuta në fushë, pasi u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Sampdorias, më 11 gusht.
Lëndimi i gjurit ishte më i rëndë se sa mendohej fillimisht, aq sa Varane nuk u regjistrua as në Serinë A dhe, për rrjedhojë, qendërmbrojtësi do të varë këpucët.
Kampioni i botës në vitin 2018, në Rusi, dhe nënkampion në 2022, në Katar, Varane bëri 93 paraqitje për “Blutë” dhe pati një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme te Reali i Madridit, midis 2011 dhe 2021, përpara se të shkonte në Premier League. Ai luajti 360 ndeshje për “Los Blancos”, fitoi katër Champions dhe tre kampionate spanjolle, mes shumë trofeve të tjerë, shifra që nënkuptojnë se ai u largua nga “Santiago Bernabéu” si një legjendë e vërtetë e klubit.
Varane më pas do të pranojë të ndërpresë kontratën e tij me Comon dhe më pas të tërhiqet.