E premte, 27 Shtator, 2024

Bllokohen 24 prona dhe 11 objekte në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga Tatimi”, ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Pronat dhe objektet u bllokuan në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë.

Sipas Prokurorisë, vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer