E premte, 27 Dhjetor, 2024

Giuntoli: Motta, i paracaktuar, Interi dhe Napoli janë favoritët

Giuntoli: Motta, i paracaktuar, Interi dhe Napoli janë favoritët

Cristiano Giuntoli, i intervistuar nga “Corriere della Sera”, shfaqet i vendosur dhe optimist për sezonin e Juventusit, duke zbuluar gjithashtu disa histori.
“Ne do të bëjmë rinovimin e Vlahovicit, nuk ka qenë kurrë problem. Dhe nëse Thiago Motta nuk do të kishte ardhur, plani ishte të merrnim një trajner të huaj.”. Calafiori ishte objektiv i Zonjës së Vjetër:

“Po, dhe nuk është vetëm një keqardhje për ne, por për të gjithë futbollin italian”, ndërsa për marrëdhënien e shumëpërfolur me Massimiliano Allegrin, preferon të mos flasë: “Më falni, por nuk do të flas për këtë”.

Misioni i kursit të ri është i qartë, duke i dhënë shumë rëndësi buxhetit:

“Duhej të ulnim shumën e pagave dhe moshën mesatare të skuadrës. Dhe ia dolëm. Duke ndërtuar rrugën tonë tullë më tullë, ne jemi ndër skuadrat më të reja të kampionatit dhe kemi një projekt të rëndësishëm. Thiago Motta është i paracaktuar, ai ka një personalitet të madh dhe ndjen empati me ekipin”.

Por bardhezinjtë kanë nevojë për kohë, duke qenë se projekti është krejtësisht i ri:

“Inter dhe Napoli janë favoritët për të fituar kampionatin. Historia e thotë, është gjithmonë klubi më me përvojë që fiton. Zikaltrit janë, të kaltrit u bënë. Një pas një ndryshimi në strategji, morëm një rrezik duke filluar nga e para, ne nuk e dimë se ku mund të arrijmë.”

Së fundi, një batutë për emrat më të nxehtë në merkaton e fundit të Juventusit nga Giuntoli:

“I uroj Chiesas gjitha të mirat. Ishim të sinqertë që në fillim, duke kërkuar zgjidhjen e duhur me lojtarin që është shumë i fortë. Koopmeiners në ana tjetër është eeçantë në lojën dhe teknikën e tij, negociata për të ishte shumë e vështirë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer